Përplasjet për drejtorët rajonalë në Shkodër! Edi Rama mbledh nesër anëtarët e PS

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka shtyrë për të martën mbledhjen, të cilën e kishte parashikuar sot në orën 15:00 me deputetët dhe anëtarët e  Partisë Socialiste, dega Shkodër.

Situata politike në Shkodër nuk duket aspak e favorshme për Partinë Socialiste pasi bashkia në këtë qytet drejtohet ende nga kryetarja e PD-së, Voltana Ademi. Një temë tjetër diskutimi që pritet të jetë e fortë është ajo e emërimit të drejtorëve rajonalë. Ata u shkarkuan pak kohë më parë me argumentin se nuk kanë qenë efikas në detyrat që u janë ngarkuar.

Mbledhjen e kaluar ligjvënësi i Shkodrës, Paulin Sterkaj i është drejtuar kryeministrit duke i thënë se vendimi për drejtorët ka marrë trajtat e një tenderi, ku secili dërgon emrat e tij.

Kjo deklaratë solli reagimin e kryeministrit Rama, i cili tha se sipas informacioneve që ka, janë 7 lista me emra për drejtorë për institucionet e Shkodrës.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit