Përshkallëzohen luftimet në Jemen, 150 të vrarë në Hodejda

Mos i humb

Zyrtarët jemenas thonë se janë përshkallëzuar luftimet në qytetin port të Hodejdas, ku janë vrarë mbi 150 luftëtarë nga të dyja palët ndërluftuese, ato rebele dhe qeveritare gjatë fundjavës.

Zyrtarët të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të frikës nga hakmarrja, thanë se sot janë intensifikuar sulmet ajrore dhe artilerike të cilat kanë goditur pozicionet rebele rreth qytetit bregdetar të Detit të Kuq, ku trupat e mbështetura nga qeveria kanë nisur një sulm të madh në terren me qëllim të dëbimit të rebelëve.

Raportohet gjithashtu se luftime të ashpra kanë shpërthyen edhe në provincat Bayda dhe Saada.

Jemeni është përfshirë nga një konflikt shkatërrues që nga viti 2014, kur rebelët Huthi morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana dhe Hudejden.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë nisën një fushatë masive ajrore në Jemen, që synonte rikthimin e territoreve të marra nën kontroll nga lëvizja Huthi.

Dhuna ka shkatërruar infrastrukturën e Jemenit, përfshirë sistemet e tij shëndetësore dhe sanitare, duke bërë që OKB-ja ta përshkruajë situatën si “një nga fatkeqësitë më të mëdha humanitare të kohëve moderne”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit