Personat me aftësi të kufizuar protestojnë për të drejtat e tyre

Mos i humb

Forumi kosovarë i personave me aftësi të kufizuar, ka mbajtur protest paqësore në kërkim të drejtave të tyre që edhe pas dërgimit të një  concept dokumenti të paraqitur në qeveri ku përfshihen të drejtat e përsonave me aftësi të kufizuar, ky dokument tash e disa muaj ende nuk është marr parasysh edhe pas premtimeve të shumta.

Sipas tyre kërkesë kryesore është punësimi dhe edukimi I mirëfillt si dhe pengesat e shumta në bankë ku nuk kanë qasje në shërbime të inerpretimit.

Bujar Kadriu, përfaqësues i kësaj organizate shprehi shqetësimin e tij për mos marrjen parasysh të të drejtave të personave më aftësi të kufizuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga ministria e punës dhe mirëqenies sociale që tash e disa muaj nuk është marr parasysh koncept dokumenti i cili përfshinë të drejtat e tyre.

“I bëjë thirrje institucioneve të vendit që urgjentish koncept dokumenti të kaloj në siguri i cili do të jetë një normative, rregullativ i cili do të rregullojë jetën dhe standardin e këtyre personave. Prandaj edhe pse ai dokument ka kalu të gjitha procedurat ligjore publike, edhe pse kemi marr një garanc nga ministria e punës që me një afatë 1 javë do dal që Qeveri, kjo javë ka përafërsisht dy muaj që ne nuk kem kurrfar informacioni në lidhje më atë dokument sa çka është duke ndodhur Koncept dokumenti duhet urgjentisht të aprovohet në Qeveri që rregullon statusin ligjor të këtyre personave”, u shpreh Kadriu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit