Personeli i Këshillit të Sigurisë së Kosovës trajnohet nga KFOR-i për leximin e hartave

Mos i humb

Një grup ekspertës të KFOR-it drejtuan të premten trajnimin e parë të “leximit të hartave” në Qendrën e Situatave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Qendra e Situatave është institucioni i përhershëm, i vendosur në ndërtesën qeveritare dhe operacionale 24/7 për të koordinuar aktivitetet operacionale në mbarë Kosovën.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it, me kërkesë të Sekretarit të Këshillit të Sigurimit, Shpend Tërdeva, KFOR-i zëvendësoi hartat e vjetra me ato të reja dhe të përditësuara, si dhe ndihmoi në trajnimin në leximin e hartave për stafin e Qendrës së Situatave dhe të personelit të FSK-së. /kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit