Përveç Rusisë dhe Kinës, Beogradi kërkon që edhe Vatikani të përfshihet në dialogun me Kosovën

Mos i humb

Pas kërkesës për përfshirje të Rusisë në bisedimet me Kosovës, Beogradi ka ardhur edhe me një tjetër kërkesë.

Kryetari i Këshillit Iniciues për Partinë Serbia e Shëndoshë, Milan Stamatoviq, i ka kërkuar Kishës Ortodokse të Serbisë që në rast të ndryshimit të formatit të dialogut për Kosovën, pos Rusisë e Kinës, në të përfshihet edhe Vatikani

Sepse, siç përcjell gazeta e Beogradit “danas”, ai ka thënë se ”Vatikani që s’e njeh ‘shtetin e rremë të Kosovës’” dhe si njëra nga qendrat më të fuqishme të krishterimit, është i interesuar edhe për statusin e popullatës së krishterë, tempujt fetarë e kulturorë të krishterë si dhe për kishën tonë e pasurinë e të gjitha bashkësive fetare në rajonin e krahinës jugore serbe”.

Ai në fund ka theksuar se patriarku serb Irinej në vend se duke u endur nëpër Beograd e të anojë për Vuçiqin, duhet të kthehet në Patrikanën e Pejës, ku, ka shtuar ai, ka qenë froni më i madh kishtar serb në shekullin 13.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit