Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përfaqësojnë shoqërinë civile”, përzgjodhi sot me anë të shortit kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët shoqërisë civile.
Mbledhja u zhvilluan pa praninë e deputetëve të opozitës. Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e kryetares Klotilda Bushka, ndërsa ishin të pranishëm kandidatët e përzgjedhur për KLGJ, Erion Fejzulla dhe Jolanda Theodhori dhe për KLP kandidati i përzgjedhur është Erion Fejzulla.
Bushka tha se, në mbledhje janë të pranishëm 3 nga 5 anëtarët dhe sipas rregullores së nënkomisionit, mbledhja është e vlefshme për sa i takon kuorumit, që është i pranishëm, por nuk mund të kryhet votimi pasi mungojnë 4 anëtarë, vota e të cilëve do të ishte e vlefshme për të proceduar me votimin e kandidatëve.
Në këto kushte theksoi ajo, procedura vijon me përzgjedhjen me short, ku u përzgjodh kandidati për KLGJ, Erion Fejzulla dhe duke qenë Erion Fejzulla kandidaturë e vetme për anëtar të KLP, ai u zgjodh automatikisht.