![]()
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, deklaroi se në vazhdim janë përgatitjet për samitin trepalësh mbi Sirinë, që planifikohet për në fillim të muajit shtator.
Peskov në Moskë deklaroi se samiti i liderëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, ku do të flitet për zgjidhjen e krizës siriane, duhet të mbahet në Teheran.
“Në vazhdim janë aktivitetet për organizimin e samitit trepalësh të liderëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit për zgjidhjen e krizës së Sirisë. Për datën e mbajtjes së samtit opinionin do ta njoftojmë pasi përmes kanaleve diplomatike të arrihet marrëveshje”, shtoi Peskov.
Zëdhënësi i kabinetit të presidentit turk, Ibrahim Kalın, dje deklaroi se takimi i tretë i Procesit në Astanë, është planifikuar për javën e parë të shtatorit.
“Kur të dihet data e saktë, ne do ta njoftojmë. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë procesit të Astanas për t’i dhënë fund luftës në Siri nëpërmjet kanaleve diplomatike”, deklaroi Kalın, duke rikujtuar se takimi i dytë mbi procesin në fjalë u mbajt në Ankara.


