Peskov: Takimi i OPEC-ut shtyhet më 9 prill

Mos i humb

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, njoftoi se takimi mes Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe vendeve prodhuese është shtyrë për më 9 prill.

Në një prononcim për gazetarët në Moskë, lidhur me tregjet e naftës, Peskov tha se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e tjera për stabilizimin e tregut të energjisë.

“Për të stabilizuar tregun e naftës, ka nevojë për vende që nuk janë përfshirë më parë në procesin e koordinimit”, tha Peskov duke shtuar se në programin e presidentit rus Vladimir Putin nuk ka ndonjë bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump dhe qeverinë e Arabisë Saudite.

Ai theksoi se takimi i OPEC-ut që ishte planifikur të mbahej sot, është shtyrë për më 9 prill. Peskov tha se video-konferenca është shtyrë të enjten për shkak të problemeve teknike.

Ministria e Energjisë së Azerbajxhanit njoftoi më parë se takimi mes OPEC-ut dhe disa vendeve prodhuese jashtë OPEC-ut do të mbahej më 6 prill përmes video-konferencës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit