Peticioni kundër Brexit-ti në Britani merr 1 milion nënshkrime

Mos i humb

Një peticion online i parlamentit që kërkon nga qeveria britanike të qëndroj në BE dhe të revokoj nenin 50 të Bashkimit Europian (BE), respektivisht pikën e marrëveshjes që kërkon largimin e Britanisë, është çaktivizuar pasi kishte arritur një milion nënshkrime në një ditë.

Faqja e internetit hasi në pengesa dhe u çaktivizua për shkak të numrit tejet të lartë të vizitorëve.

Peticioni arriti të marrë më shumë se 250 mijë nënshkrime për një kohë të shkurtë pasi u publikua të mërkurën.

Nga Komiteti i peticioneve në parlamentin britanik thonë se ky peticion online arriti “numrin më të madh të vizitorëve që kur është krijuar faqja e internetit”.

“Qeveria vazhdimisht thotë se ‘dalja nga BE është dëshirë e popullatës’. Ne duhet t’i japim fund këtyre pretendimeve duke vërtetuar forcën e mbështetjes publike tani për qëndrim në BE. Votimi i popullatës mund të mos ndodhë, andaj voto tani”, thuhet në peticion.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që Britania mund në mënyrë të njëanshme të revokoj nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, të ndaloj Brexit-in dhe të mbetet pjesë e unionit.

Zhvillimi i fundit vjen kur kryeministrja Theresa May ndodhet në Bruksel për të diskutuar vazhdimin e datës për Brexit, që paraprakisht ishte caktuar për në 29 mars.

Çdo peticion i nënshkruar prej më shumë se 100.000 personave duhet të debatohet nga parlamenti britanik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit