Pezullohen dy policët që dhanë i mediave informacione

Mos i humb

Dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut, janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se i’u dhanë informacione mediave.

Siç njofton IPK, dy persona zyrtarë, njëri zyrtar policor e tjetri me gradën e kapitenit janë pezulluar dhe momentalisht po hetohen nën dyshimin se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.

Bëhet fjalë për Milija Milosavic dhe Milanko Nedeljkovic.

Hetimi është duke u zhvilluar në konsultim me prokurorinë kompetente me dyshimin se dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut (njëri zyrtar policor e tjetri me gradën e kapitenit) kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, thuhet në njoftim.

Por, Metro mëson nga burimet e saj, se ky hetim ndaj dy zyrtarëve policor, është përgatitur nga shefi i Policisë në Veri, Zeljko Bojic.

Sipas të njëjtave burime, Bojic po i neutralizon njerëzit brenda policisë, që nuk i ka në kontroll.

Ndryshe, Zeljko Bojic është ngritur në detyrë para disa muajve, me ndikimin e Milan Radijicic. Të dy këta janë bashkëpunëtorë të ngushtë që kontrollojnë Veriun./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit