Pezullohet truproja i sekretarit britanik pasi la armën në avion

Mos i humb

Një truprojë i cili po udhëtonte me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe është pezulluar nga detyra pasi thuhet se la armën e mbushur në një avion.

Mediat britanike raportuan sot se oficeri i policisë i mbrojtjes gjatë udhëtimit me sekretarin e Jashtëm, Dominic Raab në një vizitë në SHBA la pistoletën në një avion në aeroportin Heathrow të Londrës të premten. Armën e gjeti një pastrues, thuhet në raportin e medias.

Policia Metropolitane e Londrës tha se forcat e rendit ishin në dijeni të “incidentit në fluturimin drejt Britanisë të premten” dhe janë “duke shqyrtuar këtë çështje jashtëzakonisht seriozisht”.

“Oficeri i përfshirë është shkarkuar nga detyrat operacionale ndërsa po zhvillohet një hetim i brendshëm mbi rrethanat”, tha sot Departamenti i policisë në një deklaratë.

Një incident i ngjashëm ndodhi në shkurt kur truproja i ish-kryeministrit, David Cameron la armën në banjo në një avion të British Airways. Raportohet se pistoleta u gjet nga një pasagjer, i cili ua dorëzoi stjuardesave.

Raab vizitoi Washingtonin këtë javë për t’u takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe zyrtarë të tjerë në lidhje me Brexit-in.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit