Pheniani paralajmëron Seulin të mos ndërhyjë në bisedimet bërthamore me SHBA-në

Mos i humb

Sipas agjencisë zyrtare koreanoveriore të lajmeve (KCNA), drejtori i përgjithshëm i Departamentit për çështjet me SHBA-të në Ministrinë e Jashtme të Koresë së Veriut, Kwon Jong Gun pasi theksoi se deklaratat e Seulit kundër armëve bërthamore janë të panevojshme ai i bëri thirrje Koresë së Jugut që t’i japë fund këtyre deklaratave.

Kwon vuri në dukje se Seuli nuk ka kompetencë të ndërhyjë dhe të diskutojë për bisedimet bërthamore mes Washingtonit dhe Phenianit.

Duke e cilësuar si “absurde” deklaratën e Koresë së Jugut mbi këtë temë, Kwon mbrojti idenë e tij se qeveria e Seulit i komenton sipas interesave të saj bisedimet për pastrimin e armëve bërthamore.

Ai nënvizoi se Koreja e Veriut do të vazhdojë programin për zhvillimin e armëve. “Dëshiroj të theksoj se do të vazhdojmë të zhvillojmë fuqinë tonë për të kapërcyer kërcënimet e vazhdueshme që vijnë nga SHBA-ja. Do të jetë më mirë të ndalen fjalët e panevojshme për pastrimin nga armët bërthamore”, deklaroi Kwon.

Më tej ai rikujtoi se bisedimet me SHBA-të nuk janë pezulluar. Kwon tha se në pikën e arritur nuk janë përmbushur ende kushtet e nevojshme për pastrimin nga armët bërthamore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit