Pisonero: Keqardhje që nuk pati konsensus, ‘5 qershori’ përmbushi kushtin

Mos i humb

Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Fqinjësinë dhe Partneritetin Ndërkombëtar ka reaguar lidhur me miratimin e Ndryshimeve Kushtetuese në Shqipëri.

Sipas saj, ndjen keqardhje që nuk pati konsensus, por shprehet se tashmë është me rëndësi që ndryshimet në Kodin Zgjedhor për % e hapjes së listave dhe koalicionet të diskutohen në Këshillin Politik në një gjithëpërfshirëse.

Ndër të tjera Ana Pisonero shkruan se kushti për hapjen e negociatave për Shqipërinë u përmbush me miratimin e paktit të 5 Qershorit.

“Ndërsa pranojmë miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk pati më shumë kohë për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik.

Ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuara nga Parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli për hapjen e negociatave të pranimit.

Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura + koalicionet parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese + gjithëpërfshirëse përpara se të votohen” shkruan ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit