Pjesëmarrja e deputetëve në Kuvendin e Kosovës: ja kush janë më aktivët dhe më pasivët

Mos i humb

Nga Blendi Gashi

Ndërsa legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës do të mbahet mend si e gazit lotsjellës, e gjashta, pra aktualja do kujtohet për mungesë të vazhdueshme të kuorumit (mospjesëmarrjes së deputetëve në seanca) ku pothuajse çdo seancë shtyhet miratimi i projektligjeve.

Jo pak ligjvënës shkojnë në fillim të seancave për tu nënshkruar sa për të marrë mëditjet, por më pas nuk qëndrojnë në sallë për të dhënë kontributin e tyre për temat e caktuara, çka tregojnë se nuk brengosen fare problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Përmes këtij shkrimi opinioni hollësisht do të mësojë se cilët nga të përzgjedhurit e tyre janë më aktivët e cilët pasivët, gjithnjë duke u bazuar në platformën “Vota ime”, të cilën e ka publikuar Instituti Demokratik i Kosovës.

Është interesant fakti se ish-vetëvendosësi Frashër Krasniqi (52% pjesëmarrja) i cili një kohë të gjatë gjendej në paraburgim e arrest shtëpiak megjithatë del të jetë më i rregullt se disa deputet të tjerë.

Deputetët më aktivë…

Vetëvendosësi Salih Zyba është i vetmi deputet që ka marrë pjesë në të gjitha seancat plenare (100% pjesëmarrja) duke u bërë deputeti më i rregullt.

Pas tij me nga 98% pjesëmarrje aktive në seanca janë deputetët: Ahmeti Isufi (AAK), Albulena Balaj-Halimaj (NISMA), Andin Hoti (PDK), Avdullah Hoti (LDK), Bilall Shereifi (NISMA), Doruntinë Maloku-Kastrati (LDK), Emilja Rexhepi (NDS), Hajdar Beq (PDK), Kujtim Shala (LDK), Luljeta Veseli- Gutaj (PDK), Milaim Zeka (NISMA), Nezir Çoçaj (PDK), Safete Hadergjonaj (PDK).

Deputetët më pasiv…

Ndërsa VV ka deputetin më aktiv, LDK e AAK përbëjnë treshen e deputetëve më pasiv.

Ramiz Kelmendi nga LDK është më pasivi me vetëm 42 % pjesëmarrje në seanca, pas tij rendeitet Teuta Rugova (e bija e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova) me vetëm 45 %, kurse i treti është Gani Dreshaj i AAK-së me 52 %, kurse i katërti (pa llogaritur Frashër Krasniqin me 52% pjesëmarrje për shkak të përballjes me drejtësinë), është kolegu i tij Faton Topalli me 55% pjesëmarrje.

Nën 80 % pjesëmarrje në seanca janë edhe deputetët:

Albin Kurti (VV) 65 %, Donika Kadaj-Bujupi (AAK) 65%, Fisnik Ismaili (pa parti) 65%, Arban Abrashi (LDK) 68 %, Vjosa Osmani-Sadriu (LDK) 70%, Zafir Berisha (NISMA) 70 %, Daradan Sejdiu (pa parti) 70 %, Daradan Molliqaj (pa parti) 70 %,  Srdjan Mitroviç (LS) 72%, Ismet Beqiri (LDK) 75%, Memli Krasniqi (PDK) 75 %, Visar Ymeri (pa parti) 75%, Aida Dërguti (pa parti) 75 %Muharrem Nitaj (AAK) 78%, Driton Selmanaj (LDK) 78 %, Arben Gashi (LDK) 78, Adem Hoxha (JPP) 78 %.

Kujtojmë se vetëm në katër muajt e parë të vitit 2018 janë mbajtur 15 seanca, 2 në janar, 4 në shkurt, 3 në prill dhe 6 në mars. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit