Pjesëmarrja në Konferencën e Paqes në Paris, mundësi e shkëlqyer e promovimit të Kosovës

Mos i humb

Pjesëmarrja e Kosovës në konferencën e Paqës Ndërkombëtare është një mundësi shumë e mirë e promovimit të shtetit të Kosovës edhe për vendet që se kanë njohur Kosovën, kështu tha presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili do të marrë pjesë në këtë konferencë krahas gjithë liderëve të fuqishëm botëror.

Sipas tij, pjesëmarrja në konferencën e Paqës është nder për shtetin e Kosovës dhe aty do ta jetë i barabartë edhe Kosova në nivel botëror.

“Është një nder dhe kënaqësi e veçantë që shteti i Kosovës është i ftuar përkatsisht presidenti i vendit në konferencën e Paqes Ndërkombëtare me rastin e 100 vjetorit të luftës së parë në një ceremoni të nivelit më të lartë botërorë, ku do të marrin pjesë liderët më të fuqishëm.Kosova do të marrë pjesë në nivel të barabartë si të tjerët, është një mundësi e shumë e mirë e promovimit të shtetit të Kosovës dhe për vendet që se kanë njohur Kosovës, andaj duhet kjo mundësi të shfrytëzohet maksimalisht”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se në këtë ceremoni jemi të barabartë me liderët botëror.

“Kosova do të marrë pjesë në çdo delegacion dhe ceremoni ku janë të ftuar edhe liderët botërorë, me mesazhet me të mira të paqes, pajtimit, mirëkuptimit dhe perspektivës së Kosovës për NATO dhe Bashkim Europian.

Thaçi ka bërë të ditur gjithashtu se në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, por kjo pjesëmarrje e tij nuk ka lidhje me dialogun.

“Një gjë duhet të jetë e qartë se atje nuk do të ketë dialog Kosovë-Serbi, por do të jetë mundësi e afirmimit të shtetit të Kosovës. Pjesëmarrja e presidenti të Serbisë në këtë konferencë ka të bëjë me autoritetet franceze dhe jo me shtetin tonë”, tha Thaçi.

Duke folur  për dialogun, Thaçi theksoi se Kuvendi duhet t’i kryej obligimet e veta dhe të zhbllokoj ngërçin politik e institucional.

“Sa i përket dialogut, Kuvendi duhet t’i kryej punët e veta e të tejkaloj ngërçin politik dhe institucional e t’i hapin perspektiv vendit, pa dallim ata që janë brenda Qeverisë dhe Pozitë. Presidenti t’i kryej punët e veta dhe spektri politik t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë, përgjegjësit shtetërore”, u shpreh presidenti i Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit