Pjesëmarrja në zgjedhjet e Irakut 44.5 për qind

Mos i humb

 

 

Në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën të shtunën në Irak, kanë votuar 44.5 për qind e votuesve të regjistruar.

Në zgjedhjet, të cilat u mbajtën për herë të parë pas mposhtjes së organizatës terroriste DEASH, të drejtë vote kishin rreth 24 milionë qytetarë.

Komisioni Suprem Zgjedhor tha se rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të mbajtura në Irak, do të publikohen në 48 orët e ardhshme.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, disa parti politike kurde nga veriu i Irakut, shpalosën një sërë akuzash për mashtrim zgjedhor, në saktësisht se është hakuar sistemi elektronik i votimit.

Ndërkohë, një grup personash tani për tani të panjohur, kryen një sulm të armatosur mbi godinën e lëvizjes Goran në qytetin Sulejmani, ku po mbahej një takim me përfaqësuesit e dy partive tjera kurde nga veriu i Irakut, të cilët gjithashtu u ankuan për parregullsi zgjedhore.

Lëvizja Goran ka lëshuar një deklaratë për mediat në të cilën pretendon se është hakuar sistemi i votimit elektronik. Kjo parti ka thënë se nga këto arsye, nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve.

Gazetari i AA-së mëson se një grup personash të armatosur kanë hapur zjarr mbi godinën e Lëvizjes Goran, ku më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk mësohet për viktima eventuale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit