PL e angazhuar për shpëtimin e pluralizmit në vend

Mos i humb

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta priti sot në një takim bashkëreporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE, Asim Mollazada, Jonut Stroe dhe Bas Klein, gjatë vizitës së tyre faktmbledhëse në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta bëri të ditur se në takim “u bisedua për situatën shumë të rëndë të kapjes së shtetit, cenimin e institucionit të votës së lirë, pasojat që sjell kontrolli i parlamentarizmit nga ekzekutivi, lidhjen e ngushtë të krimit me qeverisjen, korrupsionin endemik në çdo qelizë të administratës publike dhe zhgënjimin që drejtësia selektive shkakton në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”.

“Ndava me ta angazhimin e palëkundur të Partisë së Lirisë për shpëtimin e pluralizmit në vend, rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe për dedikimin e çdo energjie për përparimin e integrimit Evropian të Shqipërisë”, theksoi Meta.

“Ne do të vazhdojmë pa u ndalur, në bashkëpunim dhe me partnerët ndërkombëtarë, të kontribuojmë për një opozitë të unifikuar që rritet si alternativë qeverisëse, e cila i përgjigjet sfidave të shqiptarëve dhe vendit”, nënvizoi kreu i PL.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit