Plaçkitet banka TEB në Prishtinë

Mos i humb

Dega e Bankës TEB në lagjen Dardania në Prishtinë është sulmuar sot nga persona të maskuar dhe të armatosur.

Sipas dëshmitarëve të rastit, në këtë plaçkitje ishin të përfshirë gjithsej katër persona, tre prej tyre kanë hyrë në banke, ndërsa njëri i ka pritur jashtë, brenda veturës pa targa të parkuar përballë degës së kësaj banke.

Policia njofton se plaçkitësit kanë arritur që nën kërcënimin e armës të marrin një shumë të hollash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se tani me rastin po merren njësitet hetuese policore.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit