Plagoset 23-vjeçarja në një aksident në Durrës, arrestohet shoferi

Mos i humb

Një aksident ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Plepa-Shkozet në Durrës, ku ka mbetur e plagosur një pasagjere.Mësohet se shoferi, një 22-vjeçar tashmë i arrestuar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e trafikndarëses.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në mjet, shtetasja R. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të ditës së sotme, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e trafikndarëses.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në mjet, shtetasja R. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit