Një i ri është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Durrës. Sipas njoftimit të policisë një person ende i paidentifikuar nga policia ka lënduar me thikë një 18-vjeçar, banues në Tiranë. I riu pas mjekimit në spital, është larguar për në banesën e tij. Policia nderkaq po punon per identifikimin dhe kapjen e autorit.
INFORMACION– Më datë 12.08.2021, rreth orës 23:00, një person ende i paidentifikuar ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore është larguar në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


