Plagosja në Kavajë, PD publikon foton e autorit krah kryebashkiakut: Sulmuesit janë njerëzit e Ramës

Mos i humb

Partia Demokratike i është përgjiigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë tha se ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku mbeti i mbeti i plagosur brenda zyrave të PD sekretari Bledar Okshtuni, s’ka asnjë motiv politik.

PD ka publikuar një foto ku shihet autori i ngjarjes së djeshme Ndriçim Tahiri (Jonuzi), me krybashkiakun e Kavajës, Redian Krali, Markel Shtyllën, Shef i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini, duke pretenduar kështu se ata janë njerzit e Ramës, edhe keta te fundit te perfshire ne ngjarje.

PD shkruan se ishte një sulm sulm kriminal kundër demokracisë.

POSTIMI I PD

Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do fitojmë dhe do sjellim ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit