Plas sherri në emisionin live, deputeti i vërsulet analistit me grushta e shkop

Mos i humb

Një video e publikuar në youtube tregon momentin e sherrit gjatë transmetimit live të një emisioni në një kanal televiziv në Ukrainë.

Përplasja fizike ndodhi kur po diskutohej me Rusinë dhe ndërhyrjet e saj në Ukrainë, dhe emisioni po transmetohej live në TV News One.

‘Sputnik’ raporton se deputeti ukrainas Igor Mosiyçuk është konfliktuar me analistin dhe ekspertin e shkencave politike, Aleksandr Semçenko.

Mosiyçuk akuzoi analistin Semçenko se paguhet nga lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov për të bërë propagandë për Rusinë.

Semçenko reagoi duke e quajtur deputetin të sëmurë mendor, çka bëri që ky i fundit ta sulmonte analistin./oranews

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit