“Po bëhen afera të tmerrshme me fondet për tërmetin”, Basha: Largimi i Ramës është qëllimi kryesor. Çfarë do bëj me policinë, kur të vij në pushtet

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama se opozita fshihet pas protestave kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Sipas Bashës, Rama po tenton të përfshijë opozitën, ashtu siç tentoi të manipulojë ngjarjen, ndërsa shtoi se vrasja e Rashës ishte vetëm shkëndija, pasi rrënjët e kësaj revolte janë më të thella.

“Lus çdo shqiptar, se jemi rracë e mençur, të ndalet për një sekondë e të shohë. Tentuan të manipulojnë ngjarjen, dhunuan të rinjtë, dhe normal që do të përfshijnë edhe opozitën. Pa diskutim që vrasja, ekzekutimi i Klodian Rashës, ishin shkëndija, po rrënjën e kësaj revolte janë më të thella. Kur kapet me presh në duar, ndalon drejtësinë të bëjë drejtësi. Edhe për dosjen 339 këtë bëri, asnjë nga ministrat e tij, apo kriminelët në dosje, nuk është gjykuar. Nëse do të ishte një lider normal, duhet të reflektonte dhe të jepte një zgjidhje. Edhe për protestën e studentëve nuk reflektoi, të vetmit që reflektuam ishim ne, opozita. Ne u larguam nga Parlamenti për zgjidhje, për zgjedhje, që ti vinte gishtin kokës. Por vazhdoi verbërisht në të njëjtën rrugë. Edhe tërmeti ishte një mundësi për të reflektuar, por e përdori për teatër dhe sot që flasim ka afera të tmerrshme të abuzimit me fondet për teatrin. Një grup pranë Edi Ramës po marrin paratë që duhet të shkonin për të rindërtuar. Erdhi pandemia, e gjithë bota u ngrit, i vetmi që nuk vuri buxhetin e shtetit në funksion ishte ky. Rama nuk i pranon, do thotë prapë që fajin e ka opozita”, tha Basha.

I pyetur se “Nëse vinin në pushtet, çfarë do ndodhë me Policinë e Shtetit?”, Basha u shpreh “Do iu kthehet qytetarëve, nuk do të përdoret për të ruajtur arat me kanabis, nuk do të dhunojë të rinjtë. Do të përbëhet nga njerëz profesionistë dhe jo nga militantë partie. Unë si kryeministër i ardhshëm, me një ndjeshmëri të shtuar, do ua heq nga qafa barrën e shefave mafiozë që i kanë tjetërsuar dhe përpiqen t’i përdorin si mish për top. Një polici që do të mbrojë qytetarët dhe ligjin, do të jetë pjesë e përpjekjes sonë për të futur Shqipërinë në BE. Brenda 6 muajve të parë në qeveri do të kemi një polici të standardeve si në Kosovë”.
Më tej, kreu i PD tha se koalicioni opozitar është bashkë dhe i pandarë me qëllimin e vetëm për të larguar Edi Ramën.

“Koalicioni opozitar është një dhe i pandarë, me një qëllim: për të larguar Edi Ramën, për t’i dhënë shqiptarëve të gjitha garancitë që do të largojmë Ramën dhe këtë regjim. Nuk do të ketë asnjë ditë më shumë ky që dhunoi shqiptarët, i zhyti në varfëri, iu shkatërroi vendet e punës. Atë që bëri për tetë vite me radhë, do vazhdojë ta bëjë më tej. Ne do të jemi bashkë me të gjithë shqiptarët, që kanë për qëllim largimin e Edi Ramës. Bashkë do t’i japim rrugën e normalitetit, pozitivitetit, një qeveri me fytyrë njerëzore, ku rritja ekonomike do jetë prioriteti kryesor. Ti japim fund qerthullit të negativitetit që ka emrin Edi Rama dhe nisjen e çlirimit të Shqipërisë”, u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit