Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Tiranë-Durrës

Mos i humb

Një kalimtar, i cili po kalonte rrugën është goditur për vdekje mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime paraprake i thanë “BalkanWeb” se makina tip “Fiat” me targa italiane ka goditur për vdekje këmbësorin, i cili ende nuk është identifikuar. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit