Po transportonte emigrantë të paligjshëm me “Touareg”, në pranga 20 vjeçari në Kukës

Mos i humb

Ditën e sotme Policia Kufitare në Kukës ka arrestuar një 20 vjeçar i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm me destinacion drejt BE-së me nje mjet të tip”Touareg”. Shtetasi E. O., 20 vjeç, banues në fshatin Martanesh, Bulqizë u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” teksa transportonte kundrejt fitimit shtetas të huaj drejt Kosovës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Touareg” dhe një telefon. Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Kukës
Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Vihet në pranga 1 tjetër shtetas që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Gjithashtu, kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës dhe DVKM Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, në vijim të operacionit policor koduar “Morina”, specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë një tjetër shtetas, me iniciale:

E. O., 20 vjeç, banues në fshatin Martanesh, Bulqizë.
Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur ” Ura e Drinit të Zi”, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip “Touareg”, shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Touareg” dhe një telefon.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e shtetasit B. M., 52 vjeç, banues në Kukës, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshme të kufijve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit B. M. iu gjetën një sasi parash dhe sende të tjera.

Shtetasi B. M. do t’i dorëzohet DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit