​Pociej: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dënohen

Mos i humb

Në diskutimin për situatën në Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përfaqësuesi i Polonisë, Aleksander Pociej, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dënohen.

Anëtari i grupit të Konservatorëve Evropianë dhe Aleancës Demokratike, ka thënë se dhuna nuk mund të tolerohet apo justifikohet.

“Sulmi i forcave paramilitare paralele serbe ndaj Policisë së Kosovës duhet të hetohet plotësisht dhe përgjegjësit të dënohen.

Përshkallëzimi i kësaj dhune, siç thashë më parë, mund të jetë i dobishëm vetëm për Vladimir Putin.

Rruga për të dalë nga kjo zgjidhje dhe nga kjo situatë dhe zgjidhja e këtij konflikti është zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Kosova duhet të themelojë asociacionin e komunave serbe dhe të mbrojë pakicat.

E drejta e pakicës, kjo është edhe ajo që ne qëndrojmë pas në këtë organizatë.

Serbia duhet të shpërbëjë strukturat e saj në veri të Kosovës dhe të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit