“Policët e vjetër të hapin rrugën për të rinjtë”, Sandër Lleshaj flet pa dorashka: Trupa e policisë do modernizohet

Mos i humb

Gjatë ceremonisë së prezantimit të forcave “Shqiponja” në Lezhë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh i prerë se efektivët në moshë apo me probleme fizike duhet të hapin rrugën për të rinjtë. Ai tha se besimi i qytetarëve në policinë e shtetit është rritur.

“Më shumë siguri do të thotë më shumë zhvillim. Ne nuk kemi ndjekur vetëm politikën e shtimit të numrave, por kemi shtuar edhe njësitë e saj, kapacitete të reja, që t’i përgjigjen sfidave të reja. 12 njësi si kjo janë shtuar policisë në nivelin vendor dhe të tjera në nivelin qendror, ku kërkohet specializim i lartë për të përballuar çështjen me seriozitet.

Kemi shtuar njësinë ‘E’ kundër krimit ekonomik. Njësia ‘K’ ka për detyrë kapjen e atyre që i janë shmangur drejtësisë. Kjo është një shtysë për t’i gjetur kudo që janë, për t’i vendosur para drejtësisë. Njësia ‘K’, kapjes së personave në kërkim do të funksionojë në bashkëpunim me homologët. Njësia ‘I’ është e inteligjencës. Njësia ‘C’ merret me luftën kundër krimit kompjuterik. Këtu kemi nevojë për djem dhe vajza në fushën e informatikës, i ftoj që të bashkohen në luftën kibernetike.

Së fundmi njësia OFL, që është krijuar për të goditur pasuritë e vendosura në rrugë kriminale. Në Shqipëri krimi ka marrë një farë goditje, por jo përherë pasuritë e tyre janë prekur. OFL synon që, të marrë pasuritë e vëna në rrugë kriminale atyre që i kanë ngritur mbi gjakun e të tjerëve.

Kemi hapur një program për të marrë studentë vetëm të ekselencës për t’i përthithur në policinë e shtetit. Do ta modernizojmë trupën e policisë. Ata për arsye moshe apo fizike do të duhet të largohen, do të trajtohen në kushte të njëjta sikur të ishin, por thjesht duhet të hapim rrugë, që të rinjtë të marrin rol në policinë e shtetit. Në një studim të fundit për programin e policimit në komunitet, nga sondazhi për nivelin e vlerësimit publik për policinë dhe sigurinë, rezulton se vlerësimi pozitiv për policinë është në nivele të larta historike, mbi 62% besojnë te policia dhe roli i saj. 75% beson se është i sigurt kur udhëton edhe natën në qytet apo fshat” tha ai.

#Lezhë – Ceremonia e prezantimit të forcave SHQIPONJA në #DVPLezhë, struktura shtesë për rritjen e rendit dhe të sigurisë në qark 🇦🇱#MeshumëSiguriFjala e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Drejtues i Lartë Gjovalin Loka gjatë prezantimit të forcës së posaçme "Shqiponjat" të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë I nderuar z. ministër Lleshaj,I nderuar prefekt i qarkut,Të nderuar kryetarë të bashkive I nderuar kryetar i qarkut,Të nderuar përfaqësues të institucioneve,Të nderuar drejtues dhe kolegë të DVP Lezhë,Të nderuar përfaqësues të medias, Takimi i sotëm dhe gjithë takimet që kemi zhvilluar dhe do zhvillojmë në çdo Drejtori Vendore të Policisë, për të prezantuar forcën e posaçme "Shqiponjat", kanë një qëllim madhor, i cili lidhet drejtpërsëdrejti me qytetarët, për t'i përcjellë mesazhin se jemi në shërbim të tyre për t'iu garantuar sigurinë e jetës dhe të pronës dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për zhvillimin shoqëror të vendit. Kur vendosëm të krijonim me strukturë forcën e posaçme "Shqiponjat" në Tiranë, forcë e cila dha e po jep rezultate në drejtim të goditjes së elementëve me precedent kriminal, në ndërhyrjen në situata më të vështira që nuk mund të menaxhohen nga Patrullat e Përgjithshme, na lindi dëshira dhe ideja për të krijuar një forcë të tillë në çdo qark. E nisëm me nga një skuadër eksperimentale pasi aq na lejonte organika, por tashmë, falë mbështetjes së qeverisë, para një muaji Policisë së Shtetit iu shtuan mbi 500 funksione organike në strukturë, një mbështetje shumë e madhe dhe shumë e rëndësishme, pasi ne mundën të krijonim në të gjitha Drejtoritë këtë forcë të posaçme "Shqiponjat", që jemi duke e prezantuar. Krijimi i kësaj force ishte një domosdoshmëri dhe nevojë imediate për të gjitha Drejtoritë Vendore, pasi është një forcë e mirëtrajnuar, e aftë profesionalisht, me vajza e djem të rinj të gatshëm për të ndërhyrë në situata që cenojnë rendin e sigurinë apo më keq akoma jetën e qytetarëve. Në qarkun Lezhë, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të strukturave policore që operojnë në këtë qark, kemi një situatë me parametra të qëndrueshëm përsa i përket kriminalitetit, ka një kontroll më të mirë dhe të plotë të territorit, rritje të forcës zbuluese dhe goditëse. Kjo vërtetohet më së miri në zbardhjen në kohë rekord të ngjarjeve kriminale të ndodhura muajt e fundit në këtë qark, në angazhimin maksimal për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti, në zbatimin e masave anticovid, si dhe në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Të nderuar përfaqësues të pushtetit vendor, të nderuar qytetarë të qarkut Lezhë: bashkëpunimi me qytetarët, pushtetin vendor dhe institucionet është shumë i domosdoshëm dhe dobiprurës në punën tonë, pasi vetë misioni që ka Policia në tërësinë e tij ka në qendër të vëmendjes qytetarin dhe shërbimin ndaj tij. Dhjetëra operacione policie të zhvilluara këto muaj falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë, për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, si dhe për parandalimin e krimeve kundër personit, tregojnë se qytetarët e këtij qarku e mbështesin Policinë, e duan Policinë dhe besojnë te Policia. Nisur nga këto fakte, për t'iu ardhur akoma më mirë në ndihmë qytetarëve në nevojë, për të rritur akoma më shumë parametrat e sigurisë, vendosëm të krijonin edhe këtë forcë si një faktor më tepër për sigurinë dhe për rritjen akoma më shumë të besimit të qytetarëve të Policia. Të nderuar kolegë, Misioni jonë është shërbim sa më cilësor për qytetarin dhe reagim sa më të shpejtë e ligjor ndaj shkelësve të ligjit. Kërkoj prej jush dhe strukturave që operojnë në qarkun e Lezhës, që të punoni akoma më shumë, me dinjitet e performancë të lartë, të ashpër me kriminelët e shkelësit e ligjit e sa më me edukatë, kulturë e shërbim cilësor për qytetarët. Jeni të rinj në moshë, por në detyrën fisnike dhe të vështirë që keni marrë përsipër, mos u dekurajoni nga vështirësitë, jepni më të mirën nga vetja në shërbim të qytetarëve dhe zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin, duke qenë të vetëdijshëm se jeni shërbëtorë të ligjit dhe të qytetarëve dhe jo padronë të tyre. Në këtë mënyrë ju, ne, e gjithë organizata e Policisë do ta ketë më të lehtë për të përmbushur misionin e saj, pasi do ketë në krah dhe mburojë besimin dhe mbështetjen e qytetarëve që duan ligjin dhe rregullin. Duke përfunduar dua të falënderoj edhe në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të gjithë strukturat e DVP Lezhë, për angazhimin, profesionalizmin, përballimin e ngarkesës gjatë fatkeqësisë natyrore të tërmetit, për parandalimin e kultivimit të kanabisit, për përballimin e ngarkesës gjatë sezonit turistik, përmbushjen e detyrave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe për reagimin profesional në parandalimin, dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Përfitoj nga rasti të ftoj edhe njëherë qytetarët e qarkut Lezhë që të mbështesin akoma më shumë strukturat e Policisë që operojnë në këtë qark dhe të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri se vetëm bashkërisht ndërtojmë një ambient të sigurt për të ardhmen e fëmijëve tanë. Faleminderit dhe suksese të gjithëve!

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 9. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit