Policia aksion në Tiranë, 14 të arrestuar për drogë, dhunë e vjedhje

Mos i humb

14 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në orët e fundit pët vepra të dnryshme penale.

Konkretisht te arrestuarit akuzohen për drogë, dhunë në familje dhe vjedhje.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. S., 25 vjeç, L. V., 20 vjeç, M. H., 20 vjeç dhe J. C., 20 vjeç. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. D., 43 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 18 vjeç si dhe u referuan materialet për 2 shtetas të mitur 12 dhe 13 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi parash në furrën e bukës të shtetasit K. H.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 37 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shetasve: K. Sh., 39 vjeç, K. B., 51 vjeç dhe Gj. N., 61 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-D.M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur; —G. I., 43 vjeç dhe A. B., 38 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit