Policia e kalon në vijën e dytë të kontrollit, himarjoti kapet me 31 mijë euro të padeklaruara në doganën e Kakavijës

Mos i humb

KAKAVIJË- Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një sasi të madhe eurosh të cilat po transportoheshin nga një person në drejtim të Greqisë.

Mësohet se ka qenë një burrë nga Himara i cili brenda automjetit të tij ka pasur një shumë prej 31 mijë eurosh të padeklaruara.

Forcat e Policisë Kufitare kanë kontrolluar në vijën e dytë kufitare personi në fjalë ku i kanë gjetur edhe sasinë e konsiderueshme të parave.

Kujtojmë se në pikat kufitare të vendit shuma maksimale që mund të kalohet pa i deklaruar është 9.999 euro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit