Policia franceze operacion pengmarrjeje në një supermarket

Mos i humb

Njoftohet se një person i armatosur ka marrë peng disa persona që ndodheshin brenda një supermarketi në qytetin Trebes në jugperëndim të Francës.

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Francës theksohet se një person i armatosur ka marrë peng personat brenda supermarketit Super U në qytetin Trebes.

Sipas gazetës lokale L’Independant, bëhet ditur se është duke vazhduar operacioni i forcave të sigurisë në supermarket, ndërsa po ashtu njoftohet se një person në supermarket ka humbur jetën.

Ndërkaq, kanali televiziv publik France Info, duke cituar prokurorinë, ka shkruar se personi i armatosur në supermarket ka kryer sulmin në emër të organizatës terroriste DEASH.

Nga ana tjetër, radioja RTL ka njfotuar se nga një automjet në rajonin Carcassonne i cili ndodhet pranë qytetit Trebes është hapur zjarr ndaj policisë e cila ndodhej në anë të rrugës. Po ashtu, u theksua se policët e plagosur janë dërguar në spital dhe se janë jashtë rrezikut për jetë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit