Policia izraelite arreston 30 palestinezë në Kuds

Mos i humb

Policia Izraelite ka arrestuar 30 palestinezë në qytezën Isevijje të Kudsit Lindor, i cili është nën pushtimin izraelit.

Anëtari i Komitetit të Mbrojtjes në Isevijje, Muhammed Ebu Hummus, në një deklaratë për AA tha se në operacionin e realizuar mbrëmë nga policia izraelite janë arrestuar të paktën 30 palestinezë.

Ebu Hummus njofton se gjatë operacionit policia izraelite ka shkaktuar dëm edhe te mallrat e palestinezëve.

Policia izraelite deri më tani nuk dha ndonjë deklaratë lidhur me operacionin në fjalë.

Kurse ushtria izraelite në operacionet e realizuara mbrëmë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor kishte arrestuar 26 palestinezë me pretendimin se “janë përfshirë në akte terroriste”.

Forcat izraelite pothuajse çdo ditë po realizojnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Në burgjet e Izraelit ndodhen afro 7 mijë palestinezë, 300 prej tyre fëmijë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit