Policia izraelite liron shtetasin turk të arrestuar

Mos i humb

Shtetasi turk që dje u arrestua nga forcat izraelite në Kudsin Lindor është liruar pasi është mbajtur për gati gjashtë orë.

Duke folur për AA pas lirimit të tij nga stacioni policor David në Portën El-Halil (Jafa) të Qytetit të Vjetër, shtetasi turk Osman Hazır tha: “Unë u dërgova në stacionin e policisë pasi bëra një fotografi duke mbajtur flamurin turk në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar”.

“U mora në pyetje për rreth gjashtë orë edhe pse nuk tregova rezistencë ndaj policisë. Më vonë u lirova, por më thanë se më është ndaluar të hyja në Xhaminë Al-Aksa për 15 ditë”, shtoi Hazır.

Hazır tha gjithashtu se do të gjobitet me pesë mijë shekelë (1.465 dollarë) dhe se do të përballet me burgim nëse hyn në Xhaminë Al-Aksa gjatë periudhës së ndalesës ndaj tij.

Më herët, Murat Kundak, guidë turistike, për AA tha se shtetasi turk Hazır, 46-vjeçar, është arrestuar për shkak se është fotografuar me flamurin turk pas namazit të jacisë në Al-Aksa.

Policia izraelite nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me çështjen.

Situatën janë duke e ndjekur edhe Ambasada e Turqisë në Tel Aviv dhe Kryekonsullata e saj në Kuds.

Më 22 dhjetor, policia izraelite arrestoi Abdullah Kızılırmak dhe Mehmet Gargılı, të cilët u përpoqën të falnin namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa në Kuds, sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë.

Dëshmitarët okularë thanë se Kızılırmak dhe Gargılı, të cilët po ashtu kishin edhe shtetësi belge, mbanin fanella me flamurin turk teksa tentuan të hyjnë në kompleksin e shenjtë.

Sipas dëshmitarëve, policia izraelite u ka kërkuar të heqin fanellat në mënyrë që të hynin. Refuzimi i turqve më pas ishte pasuar nga një grindje dhe arrestimin e tyre.

Një tjetër shtetas turk, Adem Koç, u arrestua pas namazit të xhumasë dhe u akuzua për “prishje të rendit publik dhe pjesëmarrje në një demonstratë të paligjshme”. Treshja më vonë u lirua me kaucion./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit