Policia konfirmon arrestimin e ish-kandidatit për Prishtinën, Genc Merakut

Mos i humb

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e ish -kandidatit për Prishtinën, Genc Merakut, për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Zyrtarja për Informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar rastin për lajmi.net , ku ka bërë të ditur që i njëjti rast ka qenë në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, raporton lajmi.net.

E në raportin e Policisë thuhet:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull , pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 9 gëzhoja. I dyshuari e ka dorëzuar vullnetarisht një revole me 2 karikatorë të zbrazët. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Ndryshe Genca Meraku ka qenë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për komunën e Prishtinës në zgjedhje lokale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit