Policia kufitare polake arreston një dezertor nga ushtria ruse

Mos i humb

Policia kufitare polake ka arrestuar një dezertor nga ushtria ruse, i cili kaloi ilegalisht në Poloni nga Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Moskës, thanë sot rojet kufitare.

“Ne arrestuam një dezertor nga Rusia, ai kishte letrat e tij ushtarake me vete.” i tha AFP zëdhënësja e rojës kufitare Katarzin Zdanoviç.

“Ky është një burrë 41-vjeçar që kaloi ilegalisht kufirin nga Bjellorusia në Poloni, në verilindje të Polonisë”, shtoi ajo pa dhënë detaje.

Sipas mediave polake, burri ishte i paarmatosur dhe i veshur me rroba civile. Zëdhënësja nuk mund të komentonte nëse ky ishte rasti i parë i këtij lloji që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022.

Bjellorusia dhe Rusia janë anëtarë të një aleance ushtarake që bashkon disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik.

Moska dhe Minsku janë partnerë shumë të ngushtë të mbrojtjes dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko autorizoi forcat ruse për të sulmuar Ukrainën nga toka e vendit të tij në shkurt 2022, ndërsa dhjetëra mijëra trupa ruse janë të vendosura atje.

Rojet kufitare polake raportuan kohët e fundit se rreth 100 përpjekje të paligjshme nga njerëz për të kaluar kufirin e Bjellorusisë në Poloni ndodhin çdo ditë, kryesisht shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit