Policia në operacion të paprecedentë për të burgosurin e arratisur

Mos i humb

Një operacion i paprecedentë është duke u zhvilluar në Francën veriore për një të burgosur që u arratis gjatë një prite vdekjeprurëse, shkruan BBC.

Mohamed Amra, i njohur si “The Fly”, po kthehej në burg nga një gjykatë e Normandisë, kur një makinë përplasi furgonin e burgut në një kabinë autostrade.

Më pas persona të armatosur hapën zjarr mbi automjetin, duke vrarë dy oficerë dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë.

”Po përdoren të gjitha mjetet për të gjetur këta kriminelë”, theksoi ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Darmanin i tha mediave franceze se ”sulmi ishte një akt barbarie” dhe se ”rreth 450 xhandarë dhe oficerë policie ishin mobilizuar në një kërkim të paprecedentë”.

Presidenti Emmanuel Macron deklaroi se “po bëhet gjithçka po bëhet për të gjetur fajtorët”.

Ndërkohë, sindikatat e oficerëve të burgjeve franceze bënë thirrje për një grevë në institucionet në të gjithë vendin të mërkurën në mbështetje të dy të vrarëve.

Në një deklaratë të përbashkët, sindikatat kërkuan masa urgjente për të përmirësuar sigurinë e stafit, duke përfshirë “reduktimin drastik të ekstradimeve të të burgosurve në seancat gjyqësore, promovimin e videokonferencave dhe një rishikim të niveleve të shoqërimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit