Policia vazhdon patrullimet, apelon për respektim të masave anti-Covid

Mos i humb

Policia e Kosovës edhe këtë mbrëmje ka vazhduar me patrullime rigoroze për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Ata janë parë në shumë vende të ndryshme ku së bashku me inspektoratin po mbikëqyrin zbatimin e masave anti-Covid.

“Së bashku me ju qytetarë të nderuar do të fitojmë edhe këtë luftë të përbashkët kundër virusit, prandaj respektoni masat: mbani higjienën, mbani distancën dhe bartëni maskën. Me respektimin e masave nuk do të ketë nevojë për veprime ndëshkuese ndaj askujt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo është komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Zyrtarët policorë edhe pse ndodhen ç’do ditë e ç’do orë të ekspozuar ndaj virusit dhe janë potencialisht të rrezikuar, me përkushtim vazhdojnë realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore.

Megjithatë, kurajo dhe sakrifica e zyrtarëve policorë në shërbim të vendit dhe qytetarëve tejkalon çdo barrierë dhe që nga dita e parë e shfaqjes së virusit në vendin tonë po punohet me vetmohim për ta sfiduar këtë armik të padukshëm.

Së bashku me ju qytetarë të nderuar do të fitojmë edhe këtë luftë të përbashkët kundër virusit, prandaj respektoni masat: mbani higjienën, mbani distancën dhe bartëni maskën.

Me respektimin e masave nuk do të ketë nevojë për veprime ndëshkuese ndaj askujt.

   

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit