Policia “zbor” abuzuesve, 66 të proceduar në gjithë vendin

Mos i humb

Policia e Shtetit vijon kontrollet e imtësishme në të gjithë vendin duke goditur rastet e informalitetit. Nga veri në  jug janë proceduar penalisht 66 shtetas për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e financiar dhe krimeve mjedisore.

Ndërkohë operacioni kundër informalitetit dhe lirimit të plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme po vijon pakompromis në të gjithë vijën bregdetare.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje të rënda, ndërsa menjëherë ka nisur puna për lirimin e hapësirave të zëna në vijën bregdetare.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se në vjeshtë do të dërgojë një ligj në kuvend, përmes të cilit do të kërkojë heqjen e kompetencave të administrimit të pushtetit vendor për plazhet e vendit. Sipas tij, kjo nismë ka për qëllim zhdukjen e abuzimeve dhe administrimin më të mirë të hapësirave bregdetare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit