Pompeo: Përparim në negociatat për paqe me talebanët

Mos i humb

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se është arritur përparim në negociatat paqësore të Afganistanit të cilat delegacioni i SHBA-së zhvillon me lëvizjen talebane.

Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo vizitoi kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin. Pompeo gazetarëve në ambasadën e SHBA-së në Kabul u tha se SHBA-të janë të gatshëm të tërheqin ushtrët e tyre nga Afganistani

Duke theksuar se Washingtoni është i gatshëm që të gjitha problemet në Afganistan t’i vendos në tryezën e bisedimeve, ai tha se aktualisht delegacioni i SHBA-së përpiqet të bindë bashkëbiseduesit talebanë se është koha që të nisin negociatat direkte paqësore me delegacionin e qeverisë afgane.

“Është arritur përparim në negociatat me talebanët. Presim që marrëveshja të arrihet në tre muajt a ardhshëm”, ka thënë Pompeo dhe shtoi se delegacioni i SHBA-së për të gjitha detajet e bisedimeve informon qeverinë afgane.

Pompeo i bëri thirrje autoriteteve të Pakistanit të mbështesin procesin e paqësor në Afganistan.

“Pakistani ka një rol të rëndësishëm në rajon dhe presim që në mënyrë aktive të përfshihet në procesin e paqësor. Paqja me talebanët është në dobi të gjithë rajonit. Edhe Irani duhet të jetë i vetëdijshëm se përpjekjet për të bllokuar procesin paqësor në Afganistan nuk mund të sjellin asnjë të mirë”, përfundoi Pompeo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit