Popullsia globale e emigrantëve është trefishuar në 50 vite

Mos i humb

MUHAMMET TARHAN

Numri i njerëzve që kanë emigruar nga vendi i tyre i lindjes në një vend tjetër është trefishuar në 50 vitet e fundit për arsye të ndryshme si konflikti, persekutimi dhe katastrofat natyrore si dhe për shkak të çështjeve të lidhura me punën, familjen dhe arsimin.

“Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve – 18 dhjetor” e shpallur nga Kombet e Bashkuara (OKB) çdo vit shënohet me aktivitete të ndryshme.

Sipas informacioneve të përpiluara të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) pranë OKB-së nga Anadolu Agency (AA), deri në vitin 2019 në mbarë botën ishin 272 milionë emigrantë.

Sipas kësaj, numri i emigrantëve që në vitin 1970 ishte 84 milionë, 153 milionë në vitin 1990, brenda 50 vitesh është trefishuar.

Numri i të migruarve brenda vendit është shumë më i lartë se ata që kanë migruar jashtë vendit.

Meshkujt përbëjnë 52 për qind të popullsisë së migrantëve ndërsa gratë 48 për qind.

Më shumë se gjysma e emigrantëve në Evropë dhe Azi

Shumica e njerëzve për shkak të nevojave të punës, atyre familjare dhe arsimore bëhen pjesë e emigrimit ndërkombëtar. Disa njerëz detyrohen të braktisin shtëpitë dhe vendet e tyre nën disa kushte të vështira dhe nganjëherë tragjike si konflikti, persekutimi dhe katastrofat natyrore.

166 milionë e emigrantëve që përbëjnë 3.5 për qind të popullsisë botërore 82 milionë jetojnë në Evropë ndërsa 84 milionë në Azi. Këto dy rajone mirëpresin 61 për qind të numrit të përgjithshëm të emigrantëve në mbarë globin.

Pas tyre me 22 për qind në bazë globale vjen Amerika e Veriut, 10 për qind Afrika, 4 për qind Amerika Latine dhe Karaibet si dhe 3 për qind Oqeania.

India me 17.5 milionë njerëz radhitet e para në mesin e vendeve dërguese. Pas saj me 11.8 milionë radhitet Meksika, 10.7 milionë Kina dhe 10.5 milionë Rusia.

Siria, e përfshirë nga lufta e brendshme që nga viti 2011, radhitet e pesta me 8.4 milionë banorë të emigruar.

“Numri i punonjësve emigrantë në rënie” në vendet me të ardhura të larta

74 për qind e emigrantëve në mbarë botën janë në moshën e punës.

Sipas të dhënave të fundit, numri i punonjësve emigrantë ka shënuar rënie ndërsa në vendet tjera është rritur.

Në vitet 2013-2017, vendet me të ardhura të larta përjetuan një rënie të vogël të punonjësve emigrantë (nga 112.3 milionë në 111.2 milionë) ndërsa rritje të lartë shënuan vendet me të ardhura të mesme të sipërme (nga 17.5 milionë në 30.5 milionë).

India “vendi që ka fituar më së shumti të ardhura”

272 milionë njerëz që zgjodhën të emigronin në një vend tjetër për arsye të ndryshme si të ardhura më të larta, arsim dhe shqetësime të sigurisë dërguan rreth 689 miliardë dollarë në vendet e tyre në vitin 2019.

Këta emigrantë më së shumti dërguan para në vendet e tyre nga SHBA-të (68 miliardë dollarë), Emiratet e Bashkuara Arabe (44.4 miliardë dollarë) dhe Arabia Saudite (36.1 miliardë dollarë).

India u bë vendi që më së shumti ka fituar të ardhura nga emigrantët që jetojnë jashtë vendit në vitin 2018, me 78.6 miliardë dollarë. Pas Indisë vijojnë Kina (67.4 miliardë dollarë), Meksika (35.7 miliardë dollarë) dhe Filipinet (34 miliardë dollarë).

Modelet e emigrimit ndryshojnë nga rajoni në rajon

Përveç emigrimit në të gjithë botën për arsye të ndryshme, edhe modelet e emigrimit ndryshojnë nga rajoni në rajon.

Shumica e emigrantëve që lindin në Afrikë, Azi dhe Evropë jetojnë në rajonet e vendit të lindjes ndërsa shumica e emigrantëve që vijnë nga Amerika Latine, Karaibet dhe Amerika e Veriut jetojnë jashtë rajonit të lindjes.

Numri i emigrantëve që jetonin brenda rajonit të lindjes dhe jashtë ishte përafërsisht i afërt në Oqeani gjatë vitit 2019.

Marrëveshja Globale për Migrim

Në Marrakesh të Marokut më 10-11 dhjetor 2018 me pjesëmarrjen e 164 shteteve u nënshkrua “Marrëveshja Globale e OKB-së për Migrim”, e cila ishte miratuar me votat e shumicës.

Konventa e përgatitur për rregullimin e migracionit ndërkombëtar synon të krijojë një terren partneriteti në të gjithë botën për çështje të tilla si migrimi i ligjshëm, të drejtat e emigrantëve dhe luftimi i trafikimit me qenie njerëzore.

Përveç SHBA-së, Australisë, Kilit dhe Brazilit, 8 vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk e nënshkruan marrëveshjen me arsyetimin se “shkeli sovranitetin e tyre”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit