
Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka dhënë një porosi lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Ai përmes një video në Ditën e Demokracisë të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se zgjedhjet luajnë një rol të rëndësishëm në çdo demokraci moderne, duke ftuar që të gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë.
“Zgjedhjet e janë një mundësi për të gjitha komunitetet të marrin pjesë në përzgjedhjen e atyre që do ta udhëheqin. Unë inkurajoj të gjithë votuesit me të drejtë vote që të marrin pjesë dhe të investojnë në të ardhmen e tyre”, tha ai.
Ai po ashtu u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë lirshëm dhe me transparencë, pa kërcënime dhe frikë.


