Porosit kafe e shembet në tokë, 24-vjeçari humb jetën në lokal, dyshohet se…

Mos i humb

Një i ri ka humbur jetën në rrethana të pazakonta në Prrenjas. Mësohet se 24- vjeçari M.Allhidri ka humbur jetën sapo ka hyrë në një bar-kafe në qytetin e Prrenjasit mbrëmjen e kaluar.

Dëshmitarët thanë se i riu kur ka hyrë në lokal ka porositur kafe por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme.

Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Prrenjasit, por me gjithë ndihmën e stafit mjekësor 24-vjeçari nga Njësia Administrative Rrajcë ka humbur jetën. Dyshohet se shkak i vdekjes së 24-vjeçarit të ketë qenë ataku kardiak, ndoshta i favorizuar edhe nga temperaturat mjaft të ulëta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit