Porti turistik në Vlorë fillon zyrtarisht së shpejti, ja si do të duket

Mos i humb

Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2022, kryeministri Edi Rama konfirmoi edhe zhvillimin e turizmit të një niveli të ri në Vlorë. Në seancën e sotme parlamentare ai pohoi se së shpejti fillon puna për portin e ri turistik në qytetin e Vlorës.

Më herët gjatë këtij viti qeveria ka bërë të ditur planin madhor për modernizimin e bregdetit të Vlorës, duke zhvendosur nga zona e banuar portin e sotëm industrial dhe zëvendësimin e tij me një port të ri dedikuar turizmit. Porti i ri turistik do të jetë investim i një “joint venture” të përbërë nga kompanitë “Marina di Valona” sh.p.k., “Brunes” sh.p.k., “Ndregjoni” sh.p.k. dhe “Marina Projects”. Vlera e përgjithshme e investimit do të jetë 2,8 miliardë lekë, e kryer brenda 3-4 viteve, kurse të ardhurat që do t’i sjellë ekonomisë së qytetit kur të fillojë funksionimi, do të jetë rreth 4,3 milionë euro në vit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri Në situatën aktuale Vlora dhe gjithë vendi ynë janë të vetmit në rajon pa infrastrukturën e duhur detare për të pritur turizëm vërtet elitar, duke bërë që ekonomia vendase ta ndiejë mungesën dhe të mjaftohet vetëm me turistët e kësaj kategorie që vijnë në rrugë tokësore. Ndërsa porti i ri turistik ose Marina Vlorë sic do të njihet, do të ketë kapacitet për rreth 500 mjete lundruese të tipit jahte, megajahte apo anije turistike. Për më tepër, Marina Vlorë do të ofrojë edhe shërbimet mbështetëse për këtë lloj flote, p.sh. furnizimin me karburant, energji dhe ujë. Po të marrim parasysh edhe këto, vlera totale për komunitetin do të kalojë 20 milionë euro ne vit.

Kreu i qeverisë ka bërë të ditur edhe planin konkret për të ndërtuar nga e para portin e peshkimit, portin e mallrave dhe pikën e mbërritjes së pasagjerëve në zonën e Triportit. Pritshmëritë janë që Vlora të plotësojë kushtet për t’u bërë pjesë e natyrshme e itinerareve turstike elitare të botës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit