PRAK: Sigurimet shëndetësore, e vetmja rrugë për rimëkëmbjen e sistemit shëndetësor

Mos i humb

Ne si shoqëri civile të ofrojmë tërë potencialin tonë në dispozicion për të ndihmuar implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore në mënyrë sa më të lehtë dhe sa më transparente ndaj publikut.

Ne si organizata të shoqërisë civile kërkojmë nga Qeveria:

Shëndetësinë në përgjithësi dhe Sigurimet Shëndetësore në veçanti, t’i vë në prioritet të programit qeverisës; – Të gjithë resorët qeveritarë janë të rëndësishëm për jetën e qytetarëve por pa shëndet, të gjitha e humbin kuptimin.

Të angazhojë të gjitha dikasteret përkatëse qeveritare për përshpejtimin e përgatitjeve të këtij procesi;- Sigurimet shëndetësore janë çështje ndërsektoriale (madje nacionale) dhe si të tilla, një ministri e vetme, vështirë mund t’i shtyjë proceset përpara.

Të ketë një plan të qartë të implementimit të skemës së sigurimeve shëndetësore, me të cilin do të jetë i informuar edhe publiku; – Një paqartësi dhe jotransparencë e këtillë ndaj publikut, mund t’i deformojë pritjet e qytetarëve dhe të sjell pasoja serioze për suksesin e implementimit të sigurimeve.

Të fillohet me blerje të shërbimeve (jo me mbledhje të premiumeve), jo më vonë se data 01.01.2019 – Prekja e fryteve të përfitimit, do ta rriste besueshmërinë në sigurime gjë që është jetike për të ardhmen e Fondit. Në të kundërtën, në një nivel të ulët të besueshmërisë, të fillohet me mbledhje të premiumeve, kjo do të konsiderohet si një taksë shtesë dhe asgjë më shumë, gjë që pasojat do të jenë të rënda për Fondin.

Jemi të vetëdijshëm që Ju keni edhe shumë obligime të tjera shtetërore. Por, këto kërkesa, nuk janë kërkesa se ne i duam. Këto janë nevoja të domosdoshme që sistemi shëndetësor të marr një kahe të mbarë. Në të kundërtën, një vend që të zhytë në varfëri vetëm se t’i kërkon shërim aty, ai vend bëhet i pajetueshëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit