Prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur nga Lezha

Mos i humb

Nikolin Lorenci, ish-futbollist i njohur lezhjan, ka ndërruar jetë sot si pasojë e Covid-19.

Mësohet se i ndjeri, ka qenë prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendja është përkeqësuar, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Nikolin Lorenci ka lindur me 13 Dhjetor 1949 në Lezhë. Debutimin e tij si futbollist të parë Lorenci e pati në maj të vitit 1965, ku veshi zyrtarisht fanellën e Besëlidhjes.

Që nga ajo kohë e deri në fund të sezonit 1978-79, nuk i është ndarë fushës së blertë duke thyer një rekord si titullar, pasi nuk ka munguar në asnjë ndeshje.

Nikolin Lorenci u vlerësua në vitin 2017 si “Qytetar Nderi” nga Këshilli i Bashkisë Lezhë, me motivacionin, “Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e futbollit lezhjan dhe edukimin dhe trajnimin e brezave ndër vite”.

Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe!

foto galeri
foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit