Presidenti afgan shpall “armëpushim të kushtëzuar”

Mos i humb

Në një zhvillim historik, presidenti afgan, Mohammad Ashraf Ghani, sot deklaroi armëpushim të kushtëzuar kundër talebanëve përpara festës së Kurban- Bajramit.

Duke folur në një ceremoni për të shënuar 99-vjetorin e Pavarësisë së Afganistanit në pallatin Darul Aman në Kabul, Ghani tha se armëpushimi do të zgjasë tre muaj me kusht që talebanët ta respektojnë gjithashtu.

Ai tha se vendimi është bërë pas konsultimeve të gjera me segmente të ndryshme të shoqërisë afgane dhe studiuesve islamikë në mbarë botën. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit