Presidenti Erdogan bisedë telefonike me presidentin Steinmeier

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, biseda telefonike midis presidentëve të të dy vendeve u përqëndrua në marrëdhëniet dypalëshe.

Të dy liderët konfirmuan vendosshmërinë për përshpejtimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Gjermanisë.

Duke iu referuar bisedës telefonike të realizuar javën e kaluar me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidenti Erdoğan vuri në dukje se janë të vendosur në përshpejtimin e bashkëpunimit dhe të dialogut edhe me qeverinë e re të formuar në Gjermani.

Gjatë bisedës, ku u theksua rëndësia e luftës së përbashkët kundër terrorizmit, presidenti turk ka informuar homologun e tij lidhur me operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin.

Të dy liderët poashtu janë shprehur se komuniteti turk, që jeton në Gjermani, përbën një lidhje të fuqishme mes të dy shteteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit