
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i përcolli ngushëllimet e tij Presidentit të Somalisë, Muhammed Abdullah Farmajo për shkak të sulmit me bombë në këtë vend.
Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun somalez, Farmajo.
Në bisedë Presidenti Erdoan shprehu ngushëllimet për ata që humbën jetën në sulmin me bombë dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
Presidenti Erdoan i shprehu ngushëllimet e tij edhe popullit somalez dhe bëri të ditur se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Somalisë në luftën e saj kundër terrorit.
Në sulmin me autobombë në Mogadisho, kryeqytetin e Somalisë, që ndodhi të shtunën gjatë kalimit të një autobusi që transportonte studentët e universitetit, humbën jetën 90 persona, ndër të cilët edhe 2 turq.


