![]()
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më 8 dhe 9 korrik do të qëndrojë për vizitë në Sarajevë, me rastin e samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), me të cilin kryeson Bosnja e Hercegovina.
Shefi i Departamentit për komunikim në Kabinetin e presidentit të Turqisë, Fahrettin Altun, përmes Twitterit publikoi njoftimin e vizitës së Erdoganit në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai rikujtoi se Turqia fuqishëm mbështet Procesin e Bashkëpunimit në Europën Juglindore.
“Në takim do të bisedohet për hapat e zhvillimit të bashkëpunimit në Ballkan, në radhë të parë në ekonomi, tregti, transport, infrastrukturë dhe investime”, njoftoi Altun.
Ai shtoi se pret që Erdogan gjatë vizitës të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës dhe liderët e disa vendeve pjesëmarrëse të samitit.
Pritet që Erdogan të takohet edhe me delegacionin e batalionit turk që vepron në përbërje të EUFOR-it në BeH.


