Presidenti Erdogan udhëton për në Algjeri

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, udhëtoi për në Algjeri, stacionin e parë në mesin e katër shteteve afrikane të cilat do t’i vizitojë.

Krahas Algjerisë, në kuadër të turneut pesëditor Erdoğan do të vizitojë edhe Mauritaninë, Senegalin dhe Malin.

Presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Kulturës dhe Turizmit Numan Kurtulmuş, ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë Ahmet Esref Fakibaba, ministri i Doganave dhe të Tregtisë Bülent Tüfenkci dhe nga disa deputetë të Kuvendit të Turqisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit