Presidenti francez Emmanuel Macron dhe 13 liderë të tjerë në botë u spiunuan me “Pegasus”

Mos i humb

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është një nga udhëheqësit botërorë numri i telefonit të së cilit është i përfshirë në listën e rreth 50.000 numrave të telefonit që besohet se kanë qenë viktima të hakimit të telefonave përmes një softueri për spiunim.

Gazeta franceze, “Le Monde”, raportoi se shërbimet marokene të inteligjencës kishin identifikuar një telefon që Macroni ishte duke e përdorur nga viti 2017. Sidoqoftë, Maroku ka mohuar se është klient i zhvilluesit izraelit të softuerit Pegasus.

Në anën tjetër, presidenca franceze tha se nëse këto zbulime janë të vërteta, ato do të ishin shumë serioze.

Por përveacron në listë janë të përfshirë edhe disa liderë të tjerë botërorë.

Lista e politikanëve të përfshirë:

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramafoza, I cili besohet se është përfshirë në listë nga Ruanda në 2019.

Presidenti francez, Emanuel Macron, i cili duket se është zgjedhur si një figurë interesi nga Maroku në vitin 2019.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili po ashtu ishte I hetuar nga Maroku në 2019.

Saad Hariri, i cili dha dorëheqjen si kryeministër i Libanit javën e kaluar dhe ishte përfshirë në listë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në 2018 dhe 2019.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili duket se është zgjedhur si një “figurë interesi” nga Maroku në 2019.

Mbreti Mohamed VI i Marokut, i cili u zgjodh si kandidat në 2019, me sa duket nga forcat e sigurisë në vendin e tij.

Kryeministri i Marokut Saaddin Otmani, i cili u zgjodh si një palë e interesuar në 2018 dhe 2019, përsëri ka të ngjarë të jetë nga brenda vendit të tij.

Imran Khan, Kryeministri i Pakistanit, i cili u përsfshi në listë nga India në 2019.

Ish Presidenti meksikan Felipe Calderon. Numri i tij u zgjodh në 2016 dhe 2017 nga një “klient” meksikan siç duket në kohën kur gruaja e tij, Margarita Savala po pretendonte zyrën më të lartë në vend.

Robert Mali, diplomat veteran i SHBA-së që ishte kryenegociatori për marrëveshjen SHBA-Iran.

Softueri Pegasus, i zhvilluar nga një kompani , futet në telefona dhe ua mundëson operatorëve që t’i spiunojnë ata.

Udhëheqësit politikë janë në listën e rreth 50.000 numrave të telefonit që besohet se ishin me interes për klientët e kompanisë izraelite, NSO Group.

Sidoqoftë, vetëm kompania ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë të gabuar, duke thënë se softueri i saj është zhvilluar me qëllim që të përdoret vetëm kundër kriminelëve dhe terroristëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit